Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Celta, viktima e radhës

Celta, viktima e radhës


3 November, 2012 @22:04

Barcelona ka shënuar fitoren e nëntë në kampionat. Viktima e radhës ka qenë Celta, të cilën katalonasit e mposhtën 3-1.

Adriano Correia ka tundur i pari rrjetën e Celtës në minutën e 21-të të ndeshjes, mirëpo reagimi i ekipit nga oqeani Atlantik ka qenë i menjëhershëm.

Mario Bermejo ka shënuar në minutën e 24-të të ndeshjes, për të barazuar 1-1. Por, kësaj radhe Barcelona nuk ka fjetur.

David Villa ka ngritur epërsinë menjëherë – në minutën e 26-të. E pas këtij goli ndeshja ka filluar të shkojë në mënyrën të cilën e preferojnë katalonasit dhe fitorja ka qenë e pashmangshme.

Fitoren e vulosi Jordi Alba në minutën e 61-të të ndeshjes me golin e tij, derisa Barcelona regjistroi pikën e 28 në kampionat dhe garantoi edhe për një xhiro vendin e parë.

Celta në anën tjetër mbetet me 10 pikë në vendin e 14 të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga