Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIGO

Celta zyrtarizon trajnerin e ri

Celta zyrtarizon trajnerin e ri


12 November, 2020 @15:36

Celta Vigo ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dhe e ka emëruar trajnerin argjentinas Eduardo Coudet si trajner të ri të ekipit.

Coudet do të zëvendësojë Oscar Garcian e larguar ditë më parë nga klubi. Coudet 46-vjeçar deri tash ka punuar në Argjentinë, duke bërë emër me titullin e fituar me Racing Club në vitin 2019.

Celta në anën tjetër, prej 9 ndeshjeve të zhvilluara deri tash ka arritur të marrë vetëm 7 pikë në La Liga dhe është pranë zonës së rënies aty.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga