KUPA E KOSOVËS
TOPSPORTI / A.P
Çerekfinalet e Kupës, gjyqtarët e ndeshjeve
16 March, 2021 @16:30
Janë bërë të ditur gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat luhen nesër dhe pasnesër.
Ndeshjet Feronikeli - Prishtina dhe Dukagjini - Drenica luhen nesër (17 mars) nga ora 13:00, kurse ndeshjet Trepça ‘89 - Llapi dhe Istogu - A&N luhen të enjten (18 mars) në po të njëjtën orë.
Gjyqtarët e këtyre ndeshjeve:
E mërkurë (17.03.2021):
13:00 Feronikeli - Prishtina. Gjyqtar kryesor: Shpëtim Murtezi. Asistentë: Besnik Morina, Imran Kabashi.
13:00 Dukagjini - Drenica. Gjyqtar kryesor: Genc Nuza. Asistentë: Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa.
E enjte (18.03.2021):
13:00 Trepça ‘89 - Llapi. Gjyqtar kryesor: Besfort Kasumi. Asistentë: Fatlum Berisha, Bujar Selimaj.
13:00 Istogu - A&N. Gjyqtar kryesor: Burim Jahmurataj. Asistentë: Lumturije Muhadri, Granit Hyseni.