Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX - A&N

Çfarë super-përmbysje, Phoenixi ngushton distancën ndaj Niklit

Foto: E.S / A&N

Çfarë super-përmbysje, Phoenixi ngushton distancën ndaj Niklit


18 March, 2023 @15:17

Çfarë ndeshje fantasitke u zhvillua sot mes Phoenixit dhe skuadrës A&N në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës!

Mysafirët nga Prizreni kishin epërsi 0-3, por Phoenixi në mënyrë spektakolare përmbysi gjithçka dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 4-3 (Enis Miranaj 35’, 45’, Faton Bunjaku 48’, 58’ / Liburn Shala 14’, Effiong Ekemini 26’, Caner Gzimi 32’).

Pjesa e parë e takimit u mbyll 2-3, kurse përmbysjen e plotë skuadra nga Banja e kompletoi në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Enis Miranaj dhe Faton Bunjaku me nga 2 gola ishin më meritorët në këtë fitore të Phoenixit sot, fitore e cila e ofron Phoenixin në 3 pikë me Niklin lider, kurse A&N është e parafundit në Grupin A, por larg vendit të fundit të këtij grupi.

Xhiron që vjen, Phoenixi i shkon Niklit në Drenas, kurse A&N luan ndaj rivalit të qytetit, Lirisë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë