BERNARD CHALLANDES

Challandes: Duhet të mësojmë t’i shfrytëzojmë rastet
25 March, 2019 @23:19
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, pas barazimit 1-1 me Bullgarinë tha se ka pritur në lojë të vështirë ndaj bullgarëve, por jo edhe një lojë kaq defansive të kundërshtarit.
“Ishte lojë e vështirë. Bullgaria ka luajtur mbrojtje shumë të mirë. Sigurisht nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi që humbëm shumë raste. Patëm mundësi të shumta për shënim. Në futboll shënimi është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të mësojmë.
Loja e bullgarëve ishte paksa e befasishme pasi luajtën shumë defansiv. Kundër Malit të Zi në lojën e kaluar kanë pasur lojë më ofansive. Tani duhet të mësojmë nga kjo ndeshje. Bullgaria ka shumë përvojë. Po të kishim dy pikë më shumë do të ishte më mirë,” tha ai për RTK-në.