PJESA E PARË
Rastet për Kosovën, goli për Bullgarinë në pjesën e parë
25 March, 2019 @21:29
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë me epërsi minimale të mysafirëve, 0-1.
Bullgarët arritën të shënojnë në rastin e vetëm që e kishin, duke realizuar pas krosimit nga korneri me anë të mbrojtësit Vasil Bozhikov, i cili e mposhti portierin Arjanet Muriç.
Kosova paraprakisht pati raste të mira shënimi me anë të Milot Rashicës dhe Bersant Celinës, për finalizimi mungoi.
Pas golit të bullgarëve dardanët kishin edhe dy raste të mira shënimi me anë të Rashicës e Mërgim Vojvodës, por porta e portierit Mihaylov mbeti e paprekur në gjysmëlojën e parë.