MEDIAT BULLGARE
Selektori bullgar ndërrohet pas ndeshjes me Kosovën?!
25 March, 2019 @15:47
Mediat bullgare kanë bërë të ditur se për selektorin aktual të Bullgarisë, Petar Hubchev, ndeshja me Kosovën është e fundit.
Kjo pasi që sipas raportit të shkruar në “24 orë” të Bullgarisë, Hubchev ka arritur akord me ekipin më të njohur të Bullgarisë Levski Sofia dhe do të merr drejtimin e kësaj skuadre në elitën e kampionatit.
Në anën tjetër, emri që po pritet të merr drejtimin e reprezentacionit të Bullgarisë është ish mesfushori i famshëm i tyre, Krasimir Balakov.
E përditshmja bullgare Dnevnik ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Bullgarisë t’ia konfirmojnë këtë njoftim, por nuk kanë marrë përgjigje ende.
Bullgaria luan sonte kualifikuesen e dytë në kuadër të Grupit A për EURO 2020 ndaj Kosovës në Prishtinë.
Bullgarët kanë barazuar me Malin e Zi në përballjen e parë të tyre të zhvilluar në Sofje ndaj Malit të Zi, 1-1.