RAJON
Sejdini premton shpërblime për futbollistët
25 March, 2019 @12:15
Kryetari i ri i Federatës së Maqedonisë, Muamed Sejdini, pas rezultateve të mira të reprezentacionit në dy përballjet e para kualifikuese për EURO 2020, i ka premtuar shpërblime futbollistëve të kombëtares së këtij vendi.
Ai ka thënë se rezultatet e mira në Ligë të Kombeve dhe vazhdimi i formës së mirë edhe në kualifikimeve për EURO 2020 ka bërë që i tërë vendi të shpresojë në diçka më shumë dhe kjo nuk do të kalojë pa u shpërblyer nga Federata.
Mediat maqedonase nuk kanë spekuluar për shumën që pritet të përfitojnë futbollistët pas premtimit të Sejdinit.
Maqedonia në dy ndeshjet e para kualifikuese për EURO 2020 ka nxjerrë 4 pikë në Grupin G, ku lider është Polonia me 6, ndërsa edhe Izraeli ka 4.
Njashtu, Maqedonia si fituese e grupit të saj në Ligë të Kombeve ka edhe alternativën për kualifikim në EURO 2020 përmes PlayOffit, ku rival do ta ketë Kosovën në mars të vitit 2020.
Deri tash për Maqedoninë kanë shënuar të gjithë futbollistët shqiptar, ose me prejardhje shqiptare Ezgjan Alioski 2, Elif Elmas 1, Enis Bardhi 1.