NGA KONFERENCA
Kryeziu i gatshëm për lojë
24 March, 2019 @21:14
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, që për shkak të lëndimit ishte në dyshim dhe nuk u paraqit në ndeshje me Danimarkën, sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bullgarinë ka bërë të ditur se është i gatshëm për lojë.
“E kemi analizuar kundërshtarin. Në Ligën e Kombeve kanë bërë shumë gola. Ne e pamë me Danimarkën se mund të bëjmë lojë të mirë dhe jemi optimistë se me mbështetjen e tifozëve mund t’ia dalim. Bullgaria është ekip ndryshe nga Danimarka. Luajnë fizikisht dhe kanë agresivitet të theksuar,” ka bërë të ditur Kryeziu në konferencë për shtyp.
TABELA AKTUALE dhe GRUPET EURO 2020
Kosova më 25 mars luan ndeshjen e parë në histori në kuadër të kualifikimeve për një Kampionat Evropian [EURO2020].
Bullgaria në ndeshjen e parë të saj në kuadër të grupit kualifikues ka barazuar me Malin e Zi, 1-1 dhe ka një pikë. Lidere e grupit është Anglia, që ka 3 pikë nga fitorja me Çekinë, 5-0.