BISEDIMET NË MEDIA
Reja i përgjigjet FSHF-së
24 March, 2019 @21:19
Njeriu që ishte i pranishëm në ndeshjen Shqipëria-Turqia dhe që pritej të merrte drejtimin e kombëtares, Edy Reja, mësohet se i ka thënë “jo” FSHF-së.
Panorama Sport në saje të burimeve të saja ka bërë të ditur se italiani 73 vjeç nuk ka pranuar kushtet e Armand Dukës dhe synimet me ekipin që ka në dispozicion.
Bashkëpunimi me Rejan nuk është shkëputur përfundimisht, por italiani ka vendosur kushtet e tij minimale për të pranuar drejtimin e kombëtares.
Në ndërkohë, gazeta në fjalë ka mësuar se radari i Dukës i është rikthyer Luigi De Canios, njeriut që ka qenë në hesape si pasaradhës i Gianni De Biasit, por që pat humbur në bisedime nga Christian Panucci.