11-SHJA E MUNDSHME
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës
24 March, 2019 @23:08
Njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjëve në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 pritet të jetë ajo ndaj Andorrës si mysafir, që luhet më 25 mars 2019.
Kjo për faktin se kuqezinjtë do të jenë nën drejtimin e Ervin Bulkut, që është emëruar për të zëvendësuar Christian Panuccin e shkarkuar pas ndeshjes me Turqinë, por edhe për rikthimin e vetëbesimit të lojtarëve para ndeshjeve tjera që do të luhen në qershor.
Ndërsa sa i përket 11-shes që pritet të hidhet nesër në fushën e andorrasve pritet të ketë së paku katër ndërrime në formacion në krahasim me startuesit ndaj Turqisë.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Portier: Etrit Berisha;
Mbrojtës: Elseid Hysaj (KAP), Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Naser Aliji;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka;
Sulmues: Myrto Uzuni, Eros Grezda dhe Armando Sadiku.