BERNARD CHALLANDES
Bullgaria rival i fortë
24 March, 2019 @22:45
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Bullgarinë ka qartësuar edhe njëherë se rivalët ballkanik janë kundërshtarë të fortë.
Duhet luftuar për çdo dhe duhet pasur angazhim në çdo pjesë të fushës për të arritur rezultat në këtë ndeshje, ka thënë ndër të tjera ai.
“Nëse luajmë mirë, kemi mundësi t’i marrim tri pikët, por duhet ta dimë se do të jetë ndeshje krejt ndryshe nga ajo me Danimarkën. Tani kemi para vetes një ndeshje kualifikuese dhe bullgarët janë shumë agresivë dhe kanë futbollistë me përvojë,” ka thënë Challandes sot.
Kosova më 21 mars luajti miqësore me Danimarkën 2-2, ndërsa Bullgaria më 22 mars luajti kualifikuesen e parë ndaj Malit të Zi 1-1.
Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës, ndërsa verdhekaltërit pritet të kenë ndihmën e Hekuran Kryeziut dhe Benjamin Kolollit në këtë ndeshje, të dy të rikthyer nga lëndimet e lehta që i kishin.