BASTO
Kosova favorizohet nga bastoret ndaj Bullgarisë
25 March, 2019 @8:52
Përfaqësuesja e Kosovës që ka mbyllur muajin mars në pozitën e 131 të renditjes mujore të FIFAs, është favorite në përballjen e parë të saj kualifikuese për EUR0 2020 ndaj Bullgarisë që është e 48 në këtë listë.
Bastorja e njohur botërore bet365 kuoton Kosovën për fitore me 2.5, ndërsa Bullgarinë 3.2, aq sa i jep edhe barazimit.
Gjithashtu, parashikimi për numrin e golave të shënuar për ndeshje, favorizohet të jetë nën 2 gola, pasi që prej 0-2 gola kuotohet 1.53 ndërsa mbi 3 gola, 2.4.