FFK NJOFTON
Futja në fushë gjatë ndeshjes, ndëshkohet me ligj
25 March, 2019 @14:36
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) pas inicidentit në ndeshjen miqësore Kosova-Danimarka ka lëshuar njoftim lidhur me duelin e sontëm kualifikues për EURO 2020 ndaj Bullgarisë.
Futja e një të riu në këtë përballje [ndaj Danimarkës] për të përqafuar yllin danez të Tottenham Hotspursit ka bërë që FFK të merr masa më serioze për ndeshjen kualifikuese.
“Federata e Futbollit e Kosovës fton të gjithë shikuesit në stadium që gjatë ndeshjes së sotme ta përkrahin Kombëtaren e Kosovës fuqishëm dhe me dinjitet, por në asnjë rrethanë të mos bëjnë veprime që janë të kundërligjshme, siç ishte rasti në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, kur dy shikues i kaluan rrethojat dhe u futën në fushën e gjelbër. FFK u bën me dije shikuesve se çdo kalim i rrethojave dhe hyrje në fushë konsiderohet vepër penale dhe do të jetë i ndëshkueshëm në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe Ligjit kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport. FFK beson fuqishëm se të gjithë shikuesit do të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që bartin veprimet e tilla dhe se nuk do të lejojnë që persona të pandërgjegjshëm të prishin imazhin e mirë që ka krijuar FFK-ja dhe vetë tifozeria jonë “Dardanët” në ndeshjet e këtilla,” ka shkruar njoftimi i botuar pak më parë në faqen zyrtare të Federatës.