PJESA E PARË
Kuqezinjtë shkojnë në pushim me epërsi
25 March, 2019 @21:40
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorra - Shqipëria, që po zhvillohet aktualisht.
Kuqezinjtë nën udhëheqjen e Ervin Bulkut e kanë përfunduar gjysmëlojën me epërsi prej 1-0, falë golit të shënuar nga Armando Sadiku në minutën 21’.