Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Challandes: Ideale të luhet në dhjetor

Challandes: Ideale të luhet në dhjetor


12 April, 2020 @23:51

Selektori i Kosovës Bernard Challandes në një bisedë me Sportin total të KTV-së ka thënë se ideale do të ishte që ndeshjet e PlayOffit të Ligës D të Kombeve të luhen gjatë muajit dhjetor.

Ndeshjet që ishin paraparë të luhen më 26 dhe finalja më 31 mars, së pari u shtyen për 4 qershor nga UEFA-ja, por shpejt edhe ky vendim u shtye për shkak të pandemisë coronavirus.

Tash, datat janë të hapura, ndërsa UEFA-ja ka thënë që të luhen pas shtatorit, kur nis edicioni i dytë i Ligës së Kombeve.

E Challandes në prononcimin e tij ka bërë të ditur arsyet për dhjetorin ideal.

“Mendoj se mundësia për t’u luajtur, shpresoj të jetë në dhjetor, është situatë e mirë për ne, pasi mund ta përgatisim më mirë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Do të jenë edhe gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe nëntor. Dhe, për ne është një mundësi e mirë për t’u përgatitur, mendoj se mund të jemi më të përgatitur për dhjetor se tani”, ka thënë Challandes sot.

Kosova do të ndeshet me Maqedoninë Veriore në Shkup në gjysmëfinale dhe nëse e kalon këtë pengesë atëherë e pret finalja me fituesin e duelit mes Gjeorgjisë e Bjellorusisë - e fituesi i finales siguron biletë për EURO 2020, që do të zhvillohet në verën e vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga