Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Challandes: Llogaris te të gjithë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Challandes: Llogaris te të gjithë


9 October, 2019 @22:38

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ndeshja me Gjibraltarin është një mundësi e mirë për secilin lojtar.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Ndeshja me Gjibraltarin është një mundësi e mirë për ne si ekip dhe për secilin lojtar.

Nuk e konsideroj thjesht një miqësore, por një mundësi të mirë për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen kundër Malit e Zi. Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin për aq minuta sa do të jenë në fushë.

Kush nuk e jep maksimumin do të ketë telashe,” ka theksuar Challandes.

Gjibraltari ka organizim të mirë dhe një trajner të mirë nga Uruguai. Është ekip që lufton, nuk është e lehtë për ne.

Është e vërtetë se kanë humbur thellë kundër Zvicrës, por golin e parë e pësuan vetëm në fund të pjesës së parë. Ndërkaq, kundër Irlandën pësuan një autogol dhe golin e dytë vetëm në minutat shtesë. Në këtë ndeshje mund të shoh se çfarë mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësirë deri më tash,” ka shtuar Challandes, i cili ka thënë se do t’i qëndrojnë besnik filozofisë së lojës.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kosova më 10 tetor do të luaj miqësore me Gjibraltarin, e më pas më 14 tetor me Malin e Zi.


 
Të gjitha lajmet nga