Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Chelsea i treti

REUTERS/Darren Staples

Chelsea i treti


12 January, 2013 @17:55

Chelsea ka dalë në vendin e tretë të Premier League pas fitores së lehtë të shënuar ndaj Stoke Cityt sot. 

Ka qenë irlandezi Jonathan ëalters i cili sot dy herë duke tentuar ta largojë topin ka qëlluar portën e vetë për t’ia siguruar ekipit të Rafael Benitezin epërsinë 0-2, e pastaj Frank Lampard e Eden Hazard kanë shënuar për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 0-4. 

Me këtë fitore Chelsea ka arritur të dalë në pozitën e tretë në tabelës duke e kaluar Tottenhamin për një pikë më shumë. Chelsea tash ka 41 pikë. 

FAKT: Transferi i ri i Chelseat, Demba Ba, ka lënë Fernando Torresin në bankën rezervë sot. Torres ka hyrë në lojë pas minutës së 70-të. 

HISTORI: Frank Lampard ka shënuar golin e 194-të me Chelsean dhe tash është në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë në histori të Chelseat. Atij i duhen edhe 9 gola për t’u bërë i pari. 

REZULTATET

Aston Villa - Southampton 0-1

Everton - Swansea 0-0

Norwich - Newcastle 0-0

Reading - WBA 3-2

Stoke - Chelsea 0-4

Fulham - Wigan 1-1


 
Të gjitha lajmet nga