GRUPI G

Chelsea në krye, Porto eliminohet
9 December, 2015 @22:48
Porto, që nisi më së miri në Grupin G me 3 fitore e 1 barazim në 4 ndeshjet e para, është eliminuar nga garat e mëtutjeshme të Champions League.
Portugezët me 2 humbje në 2 ndeshjet e fundit kanë djegur gjithçka të krijuar nga shtatori dhe tashmë atyre u mbetet ngushëllim, Europa League.
Chelsea me fitoren e sontme ka përfunduar Grupin G në krye, derisa Dynamo Kiev ka mposhtur Maccabi Tel Avivin me rezultat minimal në Ukrainë për të bërë befasinë më të madhe - kualifikimin në fazën pranverore të Champions League.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT G:
1 | Chelsea | 13 pikë | ||
2 | Dynamo Kiev | 11 pikë | ||
3 | Porto | 10 pikë | ||
4 | Maccabi Tel Aviv | 0 pikë |