PAS AFRO 2 VITESH

Garry Monk/ Foto: Swansea Official
Swansea shkarkon trajnerin
9 December, 2015 @21:56
Ish lojtari dhe afro dy vjet trajneri i ekipit të Swansea Cityt, Garry Monk, është shkarkuar nga detyra e tij sot, ka bërë të ditur ekipi uellsian në faqen zytare.
Monk, 36 vjeç, kishte zëvendësuar Michael Laudrupin në detyrën e trajnerit të klubit, ndërsa shkarkimi i tij erdhi pasi që në 11 ndeshjet e fundit të Premier League ekipi regjistroi vetëm një fitore.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Si favorit për ta zëvendësuar atë përmenden ish trajneri i këtij ekipi, Brendan Rodgers, ndërsa është përmendur edhe David Moyes, edhe pse ky i fundit është distancuar nga spekulimet se mund të merr drejtimin e skuadrës.