Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK I

Christian Mba (Trepça’89) - Ylli i javës (1)

Fotot: KFTrepca'89/fb

Christian Mba (Trepça’89) - Ylli i javës (1)


15 August, 2022 @14:30

Sulmuesi nigerian i Trepçës’89, Christian Mba, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros së parë të Superligës, pas golave të shënuara në përballje ndaj Dritës, nënkampiones aktuale të Kosovës.

Trepça’89 u rikthye këtë stinor në elitë dhe pati nismë të mirë, falë Mbasë, që shënoi dy herë, për të mjaftuar për një pikë për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, në ndeshjen e luajtur në Riza Lushta, ku Trepça’89 barazoi 2-2 me Dritën.

Christian Mba @ Trepca89

Sipas FFK-së, vlerësimin do ta bëjë Komisioni tre-anëtarësh nga Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës.

Këtë javë komisioni në përbërje: Muhamet Sylejmani nga KFV Mitrovica, Agim Xhakolli nga KFV Vushtrria dhe Selami Tuzi nga KFV Gjakova vendosen unanimisht për futbollistin e Trepçës’89.

Kjo është hera e parë që Mba fiton këtë cmim, ndërsa e para është edhe për Trepçën’89, duke qenë se është lojtari i parë i saj që ka fituar këtë cmim, pasi që Ylli i javës filloi të ipet nga viti i kaluar, kur ‘89-shi ishte pjesë e Ligës së Parë.

Christian Mba, Player of the GW 1

Ndërkaq, vetë nigeriani për faqen zyrtare të FFK-së ka thënë se është i lumtur për çmimin e fituar.

“Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës. Kundër Dritës patëm një paraqitje shumë të mirë. Loja ishte dinamike dhe mjaft e mirë. Ne u angazhuam shumë dhe pas epërsisë 2:0 prisnim fitore, por nuk ndodhi. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lart. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”, ka theksuar Mba pas marrjes së këtij çmimi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga