KONYA 2-1 ISTANBUL
Cikalleshi përsëri vendimtar, shënon për fitore
22 August, 2021 @22:03
Pas golit të shënuar në xhiron e parë për ekipin e tij dhe pasi që ia solli tre pikëshin e parë të stinorit, sulmuesi i Shqipërisë Sokol Cikalleshi ka vazhduar njëjtë edhe në xhiron e dytë.
Cikalleshi ka shënuar golin e dytë dhe të fitores së ekipit të tij Konyaspor në përballje ndaj ish-kampionit Basaksehir në fitoren 2-1 [Endri Çekiçi 51, Sokol Cikalleshi 87 - Ndayishimiye 45].
Asistim për golin e Sokolit e bëri reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, ndërsa golin e parë të Konyës e shënoi një tjetër lojtar i Shqipërisë, Endri Çekiçi, pasi që ekipi i tyre ishte në disavantazh që nga fundi i pjesës së parë.
Cikalleshi luajti për 90-minuta sot, Çekiçi pas startit u zëvendësua në minutën e fundit të ndeshjes, ndërsa Zymer Bytyqi që gjithashtu ishte në 11-shen e parë, u zëvendësua në kohën shtesë të ndeshjes për arsyet taktike të trajnerit turko-gjerman, Ersan Parlatan.