BAYERN 3-2 KOLN
Gnabry ia sjell fitoren e parë Bayernit
22 August, 2021 @21:50
Serge Gnabry është dashur të shënojë për herë të dytë sot, ashtu që Bayern të regjistrojë fitoren e parë të stinorit në Bundesligë.
Futbollisti ofanziv i Gjermanisë ka shfrytëzuar asistimin e Joshua Kimmich për të shënuar për 3-2 [Lewandowski 50, Gnabry 58, 71 - Modeste 60, Uth 62], pasi që Bayern më parë kishte ‘mjegulluar’ epërsinë prej 2-0 në 2-2 nga mysafirët luftarak të Kölnit.
Të gjitha golat e ndeshjes erdhën në pjesë të dytë, pasi që pjesa parë kaloi qetë sa i përket rrjetave në Allianz Arena të Munchenit. Me këtë, trajneri i ri i Bayernit Julian Nagelsmann merr edhe fitoren e parë në ligë prej se erdhi te bavarezët këtë verë.