TRAJENRI I PRISHTINËS
Ramadani: Morrëm më shumë se që merituam
22 August, 2021 @20:58
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas pikës së fituar në minutën e funditë ndaj debutuesit në Superligë, Malishevës sot, ka thënë se ekipi i tij ka marrë më shumë sesa që ka merituar sot.
Prishtina barazoi në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Malishevës, përmes Leotrim Bekteshit për të nxjerrë pikë në përballje me përfundimtaren 1-1.
“Ne e fituam këtë pikë, jo Malisheva. Malisheva ka qenë gjatë gjithë ndeshjes në avantazh, ata luajtëm shumë mirë. Ne morrëm më tepër sesa që merituam sot, ndoshta një pikë shumë të madhe që s’e merituam. Patëm iniciativë, por aspak të rrezikshme, mesfusha nuk funksionoi fare,” tha Ramadani pas ndeshjes.
Pas barazimit në start të stinorit, Prishtina pret Ballkanin në xhiron që vjen. Malisheva i shkon Ulpianës.