TRAJNERI I BALLKANIT
Isufi: Dy gabime, pësuam dy herë
22 August, 2021 @21:16
Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, pas ndeshjes ka thënë se ka pritur një luftë të tillë të mysafirëve në fushë, pasi që ndeshjet e para gjithmonë kanë befasi në Superligë.
Ai ka shtuar se ekipit të tij i ka munguar pak fati për të fituar duelin ndaj Dukagjinit të rikthyer në elitë.
“E kemi pritur që do të jetë vështirë. Ndeshjet e para gjithmonë dinë të jenë befasuese. Pësuam dy gola nga dy gabime dhe ky është krejt epilogu i ndeshjes. Sa i përket lojës sonë, krijuam raste, patëm iniciativë, por na mungoi përqëndrimi në ato raste dhe pranuam goalt. Jam i kënaqur me atë që lojtarët treguan sot në fushë. Fati na mungoi, ndërsa Dukagjini ka ekip cilësor,” ka thënë Isufi pas ndeshjes.
Kujtojmë, vite më parë Isufi është bërë kampion me Dritën e Gjilanit. Ndërsa Ballkani pas ndeshjes ndaj Dukagjinit, xhiron që vjen i shkon Prishtinës në kryeqytet.