CIKALLESHI

Cikalleshi shpërthen me hat-trick
16 December, 2015 @19:05
“Njeriu i shytllave”, Sokol Cikalleshi, ka shpërthyer me hat-trick në ndeshjen e sotme ku skuadra e tij, Istanbul Basaksehir, u përballë me skuadrën Sanliurfaspor, në kuadër të Kupës së Turqisë.
Sulmuesi kavajas realizoi tre nga katër golat e shënuar nga skuadra e tij, duke e realizuar kështu “hat-trick”-un e parë të tij te skuadra e Basaksehirit, tek e cila ishte transferuar në fillim të këtij kampionati nga ekipi kroat, Split.
Cikalleshi në 17 ndeshje sa i ka zhvilluar deri më tani me Basaksehirin, ka arritur të shënojë pesë gola.