TURQI

Cikalleshi shpëton skuadrën
10 January, 2016 @16:45
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, po vazhdon të tregojë performancë të lartë në ndeshjet e Kupës së Turqisë.
Pas hat-trickut të shënuar në ndeshjen e parë të Kupës, Cikalleshi ka qenë vendimtar përsëri për skuadrën e tij Istanbul Basaksehir, duke e shënuar golin e fitores në përballje me Bandirmasporin, që përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të ekipit të tij.
Cikalleshi ishte i plotë në këtë takim, ndërsa goli i tij erdhi në minutën 61’, duke shënuar golin e tij të katërt në Kupë.