PAUL SCHOLES

REUTERS/Arkiv
Të lodhur nga Manchesteri
9 January, 2016 @21:11
Edhe legjendës së klubit i ka ardhur në maje të hundës loja që po e bën ish ekipi i tij.
Paul Scholes në një prononcim për BBC Sport pas ndeshjes Manchester United - Sheffield United ka thënë se çdokush është lodhur nga loja e ekipit.
“Kam provuar të mbrojë këtë ekip gjatë javëve të kaluara, por tashmë gjithnjë e më shumë po bëhet e vështirë kjo,” ka thënë Scholes.
“Lojtarët janë mërzitur, tifozët janë lodhur; çdokujt i vjen mërzi. Nëse e shikoni edhe kryetrajnerin, edhe ai është mjaft i mërzitur tashmë,” ka shtuar ai.
United ka kaluar në fazën e radhës të FA Cup me fitoren e arritur përmes një penalltie të fituar fare në fund të ndeshjes.