Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY MBAN HAPIN

Rikthim i Cityt në minutat e fundit

Foto : Premier League Official Website

Rikthim i Cityt në minutat e fundit


2 January, 2016 @20:16

​Një super goditje me volej e Yaya Toures dhe një goditje precize me kokë nga Kun Aguero përmbysen avantazhin e Watford, i cili erdhi përmes autogolit të Kolarov pas goditjes nga këndi të Watson.

Një ndeshje që për Cityn ishte e ngjajshme si ajo ndaj Leicesterit në mesjavë, me dominim në posedim mirëpo jo me shumë raste konkrete të krijuara. Pjesa e parë u mbyll pa gola kurse pjesa e dytë filloi me marrjen e epërsisë nga vendasit. Mirëpo kur u mendua që City do të mposhtej dhe se Arsenali do të qëndronte i qetë në krye, Yaya dhe Aguero zgjidhën ndeshjen me dy gola “ekspres”.

Kjo fitore e mban Cityn në pozitën e tretë, me një pikë më pak se Leicesteri dhe me tri pikë më pak se lideri Arsenal.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE

Ndërsa shqiptarit Valon Behrami nuk i takoi asnjë minutë sot.


 
Të gjitha lajmet nga