FAIR PLAY FINANCIAR
City mund të mbetet pa gara evropiane?!
14 May, 2019 @0:12
Nuk është vetëm ekipi i Milanit që rrezikon mospjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve për shkak të fair-playit financiar.
Sipas raportit të fundit të New York Times, kjo gjë e pret edhe Manchester Cityn, kampionin e rishpallur të Anglisë në fundjavën që lamë pas.
Sipas NYT hetuesit e UEFA-së kërkojnë suspendimin e Manchester Cityt nga gara, pasi që ekipi ka bërë dredhi financiare duke thyer rregullat e sponsorimit të lidhura me pronarët e klubit.
“Football Leaks ka lëshuar dokumentacione që pohojnë se ekipi i Premier Ligës ka tentuar të ‘dredhojë’ rregullat e fair-playit financiar të UEFA-së, duke bërë injektim të të hollave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes marrëveshjeve të sponsorimit me kompani si Etihad, që janë sponsorë kryesorë të skuadrës,” ka shkruar ndër të tjera aty.
Indikacionet e fundit nga UEFA janë që të shtrëngojë në total thyesit e rregullit të fair-playit financiar edhe për klubet më të mëdha botërore, veçanërisht pas skandalit të Football Leaks.