PREMIERSHIP

REUTERS/Stefan Wermuth
City plagoset rëndë
9 February, 2013 @20:59
Është vështirësuar së tepërmi synimi i skuadrës së Manchester Cityt, për ta mbrojtur titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar.
Kampionët u befasuan sonte në stadiumin St. Mary’s të Southamptonit, pasi u mposhtën me rezultat 3-1.
Ekipi i Southamptonit e filloi mirë ndeshjen duke shënuar nëpërmjet mesfushorëve Jason Puncheon (7’) dhe Steven Davis (22’), derisa Edin Dzeko (39’) i Manchester Cityt e ngushtoi epërsinë për t’i mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij në rikthim të rezultatit në pjesën e dytë.
Por shpresat e tyre u shuan përfundimisht kur Gareth Barry shënoi autogol në minutën 48’ të ndeshjes.
Manchester City pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e dytë me 9 pikë më pak se skuadra Manchester United, e cila do të takohet nesër me Evertonin në Old Trafford. Ndërsa fitorja e Southamptonit ka bërë që ky ekip të ngritet në pozitën 15, duke i ikur sado pak zonës së rrezikshme.
REZULTATI:
1 | Southampton - Manchester City | 3-1 |