BAYERN

REUTERS/Michael Dalder
Bayerni shkel Schalken
9 February, 2013 @20:33
Bayern Muncheni nuk di të ndalet. Bavarezët kanë vazhduar me serinë e fitore, ndërsa kësaj radhe viktimë e tyre ishte skuadra e Schalkes, të cilët u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin Allianz Arena.
David Alaba (x2), Bastian Schweinsteiger dhe Mario Gomez ishin realizatorët për fitoren e Bayernit.
Kosovari Xherdan Shaqiri nuk u paraqit fare në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.
Pas kësaj fitoreje Bayerni tani i ka 54 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë duke qenë 15 pikë para përcjellësit më të afërt, Borussia Dortmund.
REZULTATI:
1 | Bayern Munchen - Schalke | 4-0 |