CHELSEA

REUTERS/Eddie Keogh
Chelsea i kthehet fitoreve
9 February, 2013 @18:14
Pas barazimit me Readingun dhe humbjes kundër Newcastle-it në dy javët e fundit në Premier League, Chelsea më në fund i është kthyer fitoreve.
Ekipi nga Stamford Bridge e mposhti skuadrën e Wigan Athletic me rezultat të thellë 4-1.
Serinë e golave e filloi mesfushori brazilian Ramires në minutën 23’, derisa Eden Hazard e dyfishoi epërsinë në minutën 56’. Dy minuta më vonë mysafirët i ngjallën shpresat me golin e sulmuesit Shaun Maloney, por londinezët ishin më të mirë në minutat e fundit të ndeshjes duke shënuar edhe dy herë me anë të Frank Lampardit dhe Marko Marinit.
Me këtë fitore Chelsea e ruajti vendin e tretë në tabelë, derisa Wigan mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 21 pikë të tubuara deri më tani.
REZULTATI
1 | Chelsea - Wigan Athletic | 4-1 |