BUNDES-ALB
REUTERS
Kthehet Xhaka
9 February, 2013 @17:56
Kosovari Granit Xhaka i cili në disa javë nuk paraqitej fare për ekipin e tij, Borussia Monchengladbach, më në fund ka arritur ta bindë trajneri e tij, Lucien Favre.
Kështu, Favre ka inkuadruar Xhakën nga minuta e 60-të e ndeshjes ndaj Bayer Leverkusenit, derisa Borussia Monchengladbach ka barazuar 3-3 në fund të takimit.
Mavraj 90, Azemi 10 minuta
Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi, gjithashtu kanë qenë prezent për ekipin e tyre Greuther Furth, që nuk po kalon kohëra të mira në Bundesligë.
Mavraj ka qenë në fushë për 90 minuta, ndërsa Azemi u fut në lojë në 10 minutëshin e fundit, për të zëvendësuar veteranin Gerald Asamoah, por pa sukses, pasi që ekipi i tij u mposht 0-1 në shtëpi nga Wolfsburgu.
REZULTATET:
1 | Eintracht - Nurnberg 0-0 | |||
2 | Greuter Furth - Wolfsburg 0-1 | |||
3 | Hannover - Hoffenheim 1-0 | |||
4 | Monchengladbach - Leverkusen 3-3 | |||
5 | Stuttgart - Werder 1-4 |