JUVE

REUTERS/Stefano Rellandini
Juve vazhdon kryesimin
9 February, 2013 @19:58
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, ka shënuar fitoren e radhës në Serie A. Bardhezinjtë e mposhtën Fiorentinën me rezultat 2-0.
Ekipi nga Torino e gjithë punën e kreu në pjesën e parë. Malaziasi Mirko Vucinic shënoi golin e parë në minutën e 20’, derisa Alessandro Matri e dyfishoi epërsinë në minutën 42’.
Me këtë fitore Juve tani i ka gjithsej 55 pikë, 6 më shumë se përcjellësi më i afërt, Napoli, që do të luaj kundër Lazios sonte në ora 20:45. Kurse Fiorentina pas kësaj humbje mbetet me 49 pikë duke rënë në pozitën e gjashtë.
REZULTATI:
1 | Juventus - Fiorentina | 2-0 |