KOMUNIKATA E KAMPIONIT
City reagon ndaj hetuesve për fairplay financiar
16 May, 2019 @14:08
Përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, Manchester City ka reaguar ndaj përfoljeve të fundit dhe hetimeve që po i bëhen klubit lidhur me respektimin e fair-playit financiar.
“Manchester City është i zhgënjyer, por jo edhe i befasuar, me njoftimet e fundit që po bëhen lidhur me çështjen,” ka shkruar në fillim të njoftimit.
“Manchester City është plotësisht i sigurt që do të ketë rezultat pozitiv nëse çështja shikohet nga një trup i pavarur. Akuzat e parregullsive financiare janë plotësisht të pabaza, derisa trupi aktual injoron evidencat e palëkundshme të klubit,” ka vazhduar komunikata.
“Vendimi aktual përmban gabime, keqinterpretime dhe konfuzione që rrënjësisht bazohet në mosprocesim të duhur të fakteve,” ka shtuar ndër të tjera klubi kampion i Anglisë.
Manceshter City është nën hetime prej UEFA-së, që po kërkon arsyetimin dhe respektimin e fairplayit financiar. Nëse City del të ketë shkelur këtë proces zyrtarisht, atëherë ekipi do të suspendohet nga garat evropiane stinorin që vjen.
UEFA-ja në anën tjetër ka bërë të ditur se nuk do të deklarohet pa ardhur vendimi përfundimtar i trupit vlerësues.