KLAUZOLA
Çmimi i Haalandit për kalim te Chelsea!
29 January, 2021 @11:17
Sky Sport ka bërë të ditur sot se Chelsea, që ditë më parë ka emëruar Thomas Tuchelin trajner, mund të aktivizojë “të hollat” për t’i bërë luftë Real Madridit për të marrë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Duke ditur që Tuchel ka qenë trajner i Dortmundit më parë, bisedat pritet të jenë shumë më bindëse me drejtuesit e skuadrës gjermane, por në fund - fiton oferta më e mirë.
Sipas Sky klauzola për aktivizimin e blerjes së menjëhershme të Haalandit është 75 milionë euro dhe Chelsea këtë shumë do të mund ta paguajë pa problem.
Tuchel nuk dëshiron të shpenzojë me të ardhur në skuadër në janar, por për një lojtar të dalluar dhe dëshmuar në krahasim me moshën si Haaland, veprimet e ngutshme nuk shkojnë huq asnjëherë. Të njëjtën po kërkon ta bëj edhe Real Madrid.