THE ONE
Cristiano më i mirë se Messi
6 November, 2015 @10:46
Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk bezdiset nga çka mendojnë të tjerët dhe se gjithnjë ka besuar (dhe beson) se është më i miri në botë.
Në një intervistë për BBC ai ka thënë se “Nuk kam nevoje të them se jam ‘në histori të futbollit… apo se jam legjendë’. Numrat (statistikat) e tregojnë të gjithën”.
Pasi që është pyetur nga intervistuesi se kush është me i miri, Ronaldo ka shtuar — “Ato janë opinione. Unë i respektoj opinionet. Ndoshta opinioni yt është që Messi është me i mirë se unë. Në mendjen time un jam më i mire se ai. Është e thjeshtë.”
(pjesë nga intervista)
“I am better than Messi”
Watch @danroan‘s exclusive interview with @cristiano from 5pm across BBC Sport
https://t.co/DKENrywG7c
— BBC Sport (@BBCSport) November 5, 2015
Portugezi ka shtuar se është duke performuar në një nivel tejet të lartë dhe se don të vazhdojë të luaj edhe për 5-6 vitet në vijim.