REAL MADRID
Kthehet Bale
5 November, 2015 @15:13
Uellsiani këmbëshpejtë, Gareth Bale, i është kthyer sot stërvitjeve me Real Madridin, ka bërë të ditur vetë ekipi spanjoll përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Bale, që u lëndua muajin e kaluar dhe mungoi në disa ndeshje të ekipit, pritet që të jetë plotësisht i gatshëm për përballjen e vështirë që Real Madridi e zhvillon në fundjavë ndaj Sevillës.
Sevilla pret Real Madridin në Ramon Sanchez Pizjuan të dielën më 8 nëntor 2015 në ora 20:30.
Bale 26 vjeç ka shënuar dy gola për Mbretërit këtë stinor në La Liga.