PAS NDESHJES
Munishi vlerëson Drenicën
5 November, 2015 @12:59
Hajvalia dje mposhti Drenicën në Bajram Aliu të Skenderajit 3-1. Por, për trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishi, përkundër humbjes, Drenica është njëra ndër skuadrat që luan futbollin më të bukur në vend.
“Një fitore shumë e madhe për ne ndaj një ekipi që luan futbollin më të bukur në Kosovë,” ka thënë ndër të tjera Munishi, duke vlerësuar lart lojën e kuqezinjëve nga Skenderaji, transmeton sot faqja zyrtare e Hajvalisë fjalët e trajnerit të saj.
Hajvalia ka kapur një formë të mirë në Superligë, duke shënuar 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit, derisa Drenica gjendet në mes të tabelës.