UEFA
Cristiano, më i votuari
9 January, 2015 @13:51
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dalë të jetë lojtari më i votuar në përzgjedhjen e 11-shes së vitit nga uefa.com.
Portugezi, që fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin në stinorin që shkoi, 2013/14, ka marrë 598 mijë e 287 vota nga përdoruesit e faqes zyrtare të UEFA-së, duke bërë pjesë në 78% të ekipeve të krijuara nga përdoruesit.
Pas tij janë renditur: Sergio Ramos 574’889 vota, Philipp Lahm 506’781 vota, Manuel Neuer 500’293 vota, Arjen Robben 462’639, Lionel Messi 377’791, David Alaba 352’070, Angel Di Maria 339’545, Toni Kroos 310’974, Diego Godin 310’231 dhe Zlatan Ibrahimovic 214’674 vota.