SUPER YAYA
Mbreti i Afrikës
8 January, 2015 @23:39
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë i Manchester Cityt, Yaya Toure, është shpallur futbollisti më i mirë i kontinentit afrikan.
Toure arriti ta fitoj këtë titull duke triumfuar në konkurrencë me portierin nigerian të Lille-it, Vincent Enyema, dhe sulmuesin nga Gaboni të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Me këtë titull, Toure është barazuar me Samuel Eto’on, që deri më tani gjithashtu është shpallur plotë katër herë më i miri i Afrikës.