GJILANI - DRITA

Cuculi mjafton, derbi i Dritës
29 September, 2019 @17:03
Në një atmosferë të zakonshme impozante kur bëhet fjalë për derbin e qytetit të Gjilanit, Drita ka arritur ta mposhtë me rezultat 0-1 skuadrën e Gjilanit.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ardian Cuculi i Dritës, i cili golin e gjeti me kokë pas krosimit të Xhevdet Shabanit në minutën e 29’ të ndeshjes.
Në vazhdim, ndeshja u përshkua nga një numër i madh i kartonëve të verdhë, mirëpo ishte skuadra e Dritës ajo që arriti ta ruajë epërsinë e krijuar deri në fund, për ta fituar kështu derbin ndaj rivalit më të madh me rezultatin përfundimtar 0-1.
Kjo fitore e ngrit Dritën mbi Gjilanin në tabelë, ndërkohë që e bën edhe më interesante gjendjen e skuadrave pranë kreut të tabelës.
Xhiron e ardhshme, Gjilani i shkon Flamurtarit, kurse Drita e pret në shtëpi Vushtrrinë.