Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS

Dallku: Shpresoj ta filloj karrierën me trofe

Dallku: Shpresoj ta filloj karrierën me trofe


29 July, 2020 @11:53

Përveç trajnerit të Ballkanit, për Supersport para finales së Kupës u shpreh edhe Armend Dallku, trajneri i Prishtinës.

“Jo vetëm këtë vit, por gjithmonë, Prishtina ka synime të larta si për kampionat e ashtu edhe për kupë. Me një formë neve na larguan nga gara për titull, kështu që tash mundësia jonë për të marrë pjesë në Evropë është triumfi në Kupën e Kosovës.

Presion te ne nuk ka, jam i kënaqur me futbollistët, të cilët i falënderoj shumë që e dhanë maksimumin gjatë gjithë sezonit.

Emocion i veçantë pasi që kjo është finalja e parë për mua si trajner dhe shpresoj që këtë karrierë ta filloj me trofe.”  - ishin fjalët e Dallkut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga