Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRBALLJA E FUNDJAVËS

Dardanet mposhten nga sllovenet

Foto: FFK

Dardanet mposhten nga sllovenet


Teksti: FFK

14 November, 2022 @13:28

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Kombëtarja e Sllovenisë, në miqësoren e zhvilluar në Koper, me rezultat 3:1. Dardanet e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 11-të, kur Erëleta Memeti realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Goli i pësuar i motivoi futbollistet sllovene, të cilat më pas u vërsulën me këmbëngulje të madhe në sulm dhe pas disa rasteve, ku shtylla ua mohoi golin, në minutën e 37-të arritën të barazojnë shifrat, me golin e Mateja Zver. Rezultati i barabartë mbeti i pandryshuar deri në minutën e 73-të, kur Mateja Zver pas një asistimi të Lara Prashnikar.

Në minutat e mbetura të përzgjedhurat e Anneli Andersen u përpoqën që të gjejnë golin e barazimit me të gjitha forcat dhe kjo u krijoi më shumë hapësirë slloveneve për kundërsulm, gjë të cilën e shfrytëzuan në minutën e 90-të, kur Zara Kramzhar shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1. Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen pas ndeshjes theksoi se pavarësisht se përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë, patën një paraqitje të mirë si ekip, por që ende duhet punë në mbrojtje. “Patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë, i ranguar në pozitën e 42-të në FIFA.

Ato kanë qenë afër kualifikimit në Evropian, pasi i ka nda vetëm një gol nga pjesëmarrja atje. Por, ne është dashur ta bëjmë një hap më lart. Ne, bëmë një paraqitje shumë të mirë si ekip, por duhet të kemi mbrojtje më të mirë të gjithë si ekip. Duhet ta përmirësojmë këtë pjesë, pasi shihet që në sulme dhe kundërsulme kemi më shumë shtytje”, ka theksuar Andersen. Ajo ka thënë se në bazë të lojës rezultati ka mundur të jetë ndryshe dhe se ekipi i saj ka potencial për më shumë. “E treguam me lojë që kemi mundur të bëjmë më shumë, duke i pasur parasysh rastet që kishim, dy prej të cilave ishin shumë afër golit. Pra, rezultati mund të kishte qenë edhe ndryshe. Gjithsesi, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por që na shërben”, ka thënë tutje Andersen.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova