GJILANI - DRENICA
Darko Nikaç mban Gjilanin në luftë për titull
21 November, 2020 @17:01
Gjilani me rezultat minimal 1-0 [Darko Nikaç 11’] ka mposhtur Drenicën sot në kuadër të xhiros së 13 në Superligën e Kosovës në futboll.
Shpëtimtari i Gjilanit ishte Darko Nikaç, i cili shënoi në minutën e 11’ dhe mjaftoi për fitoren dhe për ta mbajtur skuadrën në luftë për titull.
Portieri i Gjlanit, Enea Koliçi, nuk ka pësuar gol në 7 ndeshjet e fundit.
Gjilani është 3 pikë larg Dritës dhe Ballkanit, kurse Drenica gjendet një pozitë më poshtë me 18 pikë të grumbulluara.
Në xhiron tjetër Gjilani luan kundër Arbërisë, ndërsa Drenica e pret Ballkanin.