Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Datat e rikthimit të LaLigas dalin në publik nga trajneri i Leganesit

Datat e rikthimit të LaLigas dalin në publik nga trajneri i Leganesit


8 May, 2020 @2:02

Trajneri meksikan i Leganesit Javier Aguirre ka bërë të ditur datat e planit për rifillimin dhe përfundimin e stinorit në LaLiga, të mbajtur në video-konferencë të skuadrave.

LaLiga ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht datat për rifillim të stinorit. Por, Aguirre duke folur për Marca Claron ka thënë se ndeshjet do t’ia nisin më 20 qershor dhe stinori do të përfundojë më 26 korrik.

“Ne i kemi datat. Do të fillojë më 20 qershor me ndeshjet e para, prej ku kemi mbetur dhe do të përfundojmë stinorin më 26 korrik,” ka thënë Aguirre citon Goal.com.

Deri në fund të stinorit të LaLigas kanë mbetur edhe 11 xhiro. Barcelona është lidere e ligës me 58 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 56 pikë.

“Ndeshjet do të zhvillohen të shtuneve dhe të dielave si xhiro dhe të mërkureve dhe të enjteve. LaLiga më ka konfirmuar këtë dhe jam shumë i lumtur pasi që kemi stërvitjet e planifikuara,” ka shtuar trajneri i Leganesit.

Leganes është duke luftuar për mbijetesë këtë stinor në LaLiga. Ekipi i Aguirres ka 23 pikë, 3 më shumë sesa vendi i fundit Espanyol dhe 3 më pak sesa pozita që shpëton stinorin e që mbahet nga Celta Vigo.

“Ne do t’ia nisim nesër stërvitjeve. Fatmirësisht kemi kaluar të gjithë testet si duhet,” ka shtuar ai.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga