RILINDJA 1974 1-0 LIRIA

David Andrew ia sjell fitoren e parë Rilindjes 1974
10 September, 2022 @17:51
Skuadra e re në Ligë të Parë, që në stinorin e kaluar arriti këtu duke e kaluar suksesshëm Ligën e Dytë, Rilindja 1974 ka arritur fitoren e parë sezonale në Ligën e Parë Grupi A, duke e mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal. Borozani.com
Fitoren ekipit pejan ia solli përforcimi i huaj i skuadrës, David Andrew, që shënoi golin e vetëm të takimit rreth minutës së 65 të ndeshjes për përfundimtaren, Rilindja 1974 1-0 Liria [David Andrew 65].
Derisa kjo ka qenë fitorja e parë sezonale e Rilindjës 1974 të drejtuar nga Fisnik Papuqi, ekipi i Lirisë mbetet pa fitore edhe pas katër xhirosh, duke qenë i parafundit në renditje tabelare.
Në xhiron që vjen, Liria pret Trepcën në Përparim Thaçi, ndërsa Rilindja 1974 i shkon Istogut.