ITALIANI

REUTERS
De Biasi beson në EURO 2016!
12 September, 2013 @13:15
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive tiranase, Panorama Sport, përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka thënë se Shqipëria do të mund të luftojë për kualifikim në Kampionatin Europian EURO 2016 që mbahet në Francë pas tre vitesh.
I pyetur nga gazeta se a do të mund të shkojë Shqipëria në Paris, në EURO 2016, italiane është përgjigjur kështu…
“Nëse nënshkruaj renovimin, por gjithnjë - nëse, atëherë do të luftojë deri në fund për t’ia arritur këtij qëllimi,” ka qenë përgjigjja e De Biasit dhënë gazetës.
De Biasit i kanë mbetur me Shqipërinë edhe dy ndeshje para skadimit të kontratës. Kuqezinjtë luajnë si vendas ndaj Zvicrës dhe si mysafir ndaj Qipros në muajin e ardhshëm për të kuptuar vendin e tyre përfundimtar në Grupin E të Eurozonës për kualifikim në Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Në EURO 2016 për herë të parë do të kualifikohen 24 përfaqësuese, pasi që deri më tani kualifkimit kanë arritur t’i gëzohen vetëm 16 skuadra përfshirë këtu edhe organizatorin e europianit.