REAL MADRID

Bale ia nis stërvitjeve
11 September, 2013 @21:01
Rekord transferi i Real Madridit dhe i botës së futbollit, Gareth Bale, sot ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri - Real Madrid.
Sipas informatave të dhëna nga Marca, Cristiano Ronaldo, ylli portugez i madrilenëve, ka qenë ndër futbollistët e parë që i ka dëshiruar mirëseardhjen në ekip uellsianit.
Bale, ka qenë i përfolur gjatë gjithë verës për kalim te Real Madridi dhe transferi u realizua vetëm disa ditë para mbylljes së afatit kalimtar. Ai është uellsiani i dytë që do të luaj në La Ligan spanjolle pas Mark Hughes, që ka luajtur mbi 2 dekada më parë në gadishullin iberik.